Nutricionistja Matina Çobo e ftuar në Zgjohu me MCN ka treguar disa hapa se si të humbasim peshë në mënyrë të shëndetshme. Ajo tregon rëndësinë e dietës dhe aktivitetin fizik, teksa veçon problemet hormonale dhe ndikimin e tyre për humbje peshe.
Disa pika të tjera që duhen ndjekur është dhe konsumimi i ujit, gjumi në orar të cilat luajnë një rol të rëndësishëm sa i përket humbjes dhjamore.
Në radhë të parë shumica e njerëzve që mendojnë se kanë një dietë të shëndetshme nuk kujdesen për totalin e kalorive që marrin gjatë ditës.
Për të rënë nga pesha ne duhet të marrim 20-30 % kalori më pak sesa totali ditor që trupi ynë shpenzon qoftë BMR (metabolizmi bazal), por dhe aktivitete e tjera ekstra sportive apo jo dhe përmblidhet ky totali dhe nga ajo shumë ne duhet të zbresim rreth 30% të kalorive në mënyrë që përfitojmë një dobësim, një humbje të masës dhjamore.
Njerëzit ndonjëherë nuk masin aq sa duhet mirë qoftë kaloritë e vakteve ose konsumojnë shumë snaks, mesvakte gjatë ditës të cilat kur janë frutat, frutat e thata ato sigurisht që na shtojnë më shumë kaloritë.
Së dyti pacientët që shpesh më vijnë për humbje peshe unë i këshilloj që aktivitetin fizik duhet ta nisin në mënyrë të moderuar sepse shpesh herë shtimi i muskulaturës menjëherë sidomos te njerëzit që kanë qenë inaktiv mund të rezultojë që ne të mos dobësohemi sigurisht vetëm te faza e fillimit.
Shtimi i muskulaturës ndodh shumë shpejt, madje shumë njerëz që nisin dietën paralel me palestrën shpesh ankohen që jo vetëm nuk po dobësohen por po shtojnë peshë dhe kjo sepse pikërisht po rritet masa e tyre muskulore prandaj do ju këshilloja që në fillim duhet të bëni ushtrime aerobike.
Së treti problemet hormonale, kur arrijmë të zbulojnë këto sëmundje vetëm nga vështirësia për të rënë në peshë, hashimoto, tiroidja që nuk lejon të kryhet tretja dhjamore dhe stimulon mbajtjen e ujërave, pra nëse keni një problem të tillë ju duhet një dietë më strikte, specifike dhe afatgjatë se njerëzit e tjerë për të arritur rezultatin në peshë.
Një tjetër është dhe gjumi, nëse nuk bëjmë një gjumë të shëndetshëm na rezulton se nuk biem në peshë. Duhet të keni kujdes që gjumi të jetë në orare të caktuara dhe para orës 12 në mënyrë që të gjitha hormonet të arrijnë të çlodhin trupin gjatë pjesës së natës.
Tjetër është dhe mos konsumimi mjaftueshëm i ujit i duhen 2 litra për femrat dhe 3 për meshkujt. Në momentin që konsumojmë më pak trupi kalon në mbijetesë. Kështu që patjetër nuk duhet të lini pas dore hidratimin.
Problemi i fundit do të ishte një dietë pa fibra, sepse shumë njeerëz kujdesn shumë për kaloritëe, karbohidrate, por nëse nuk marrin mjaftuieshëm fibra në dietën e tyre kjo rezulton në një mospasje e rezultatit.



