
Dijetari islamik dhe ish-profesori i Oxfordit i akuzuar për përdhunim është arrestuar në Paris ditën e sotme në Paris.
Tariq Ramadan është dijetar islamik dhe kundër tij janë ngritur disa akuza. Akuzat datojnë që nga nëntori i vitit të kaluar dhe si pasojë e kësaj ai është përjashtuar edhe nga universiteti prestigjioz. Studiuesi i lartë i Kolegjit të Shën Antonit u akuzua në nëntor për përdhunim nga shkrimtarja franceze Henda Ayari. Ajo pretendon se Ramadani e dhunoi dhunshëm atë në një dhomë hoteli në Paris në vitin 2012 pas leksioneve të tij.
"Fjalë për fjalë ai u hodh mbi mua si një kafshë e egër," tha Ayari. "Unë me të vërtetë mendova se po vdes. Po të kisha refuzuar më shumë kam përshtypjen se do të më kishte vrarë”, ka thënë ajo.
Këto deklarata ajo i ka bërë për gazetën Le Monde dhe gazetën Le Parisien. Një akuzuese e dytë, një grua me aftësi të kufizuara , tha se zoti Ramadan e rrahu dhe e përdhunoi shumë herë në një hotel në Lyon në vitin 2009.
Ramadani u pezullua nga posti i tij Profesor i Studimeve Islamike Bashkëkohore nga Universiteti i Oksfordit në nëntor, pak pasi pretendimet kundër tij u bënë publike.
"Me marrëveshje të përbashkët, Ramadan, ProfesorI i Studimeve Islamike Bashkëkohore, do të largohet përkohësisht nga Universiteti i Oksfordit", thuhet në deklaratën e institucionit prestigjioz.
Universiteti pranoi se akuzat kundër profesorit kishin shkaktuar "shqetësim në mesin e studenteve”.
Por Ramadani u akuzua gjithashtu për sulme seksuale të nxënësve adoleshentë në Zvicër gjatë viteve 1980 dhe 1990. Por ai i ka hedhur poshtë akuzat e ngritura kundër tij pas një reagimi në Twetter.
"Unë i mohoj kategorikisht të gjitha këto akuza", shkruan dijetari islamik.
Tarik Ramadan, njëri ndër dijetarët bashkëkohor më aktiv në fushën e studimeve islame, në mbrojtje të të drejtave të njeriut, e posacërisht të myslimanëve që janë në numër të konsiderueshëm u mor në pyetje dhe më pas u arrestua.
Lajmi për ndalimin e tij u bë nga vet policia franceze, dhe ai u arrestua pas pretendimeve për “ngacmim” ndaj dy grave.



