Pollo: Godina e PD në duart e një njeriu që si takon, vendimi i gjykatës kërkon kohë (VIDEO)

Pollo: Godina e PD në duart e një njeriu që si takon, vendimi i gjykatës kërkon kohë (VIDEO)

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo në studion e lajmeve në MCN TV komentoi mbi situatën e krijuar mesditën e sotme në selinë e Partisë Demokratike ku Griupi i Rithemelimit u përball me dyer të mbyllura.

Në fjalën e tij Pollo deklaroi se pas kuvendit dhe referendumit duhet të respektohet vullneti i shumicës dhe se sipas tij aktualisht godina ndodhet në duart e një njeriu që nuk i takon.

Me ato që pamë në kuvendin e  partisë dhe në votimin e referendumit, vullneti ishte qartë dhe duhet të respektohet. Është mungesë të mohosh këto realitete. Godina një nga tribunet e PD ndodhet në duart e atij që nuk i takon më, prandaj shohim dhe episode të tilla që nuk duhet të ndodhin më.

Padyshim që ka refuzim dhe kokëfortësi, por do ishte mirë që këto gjëra të kishin përfunduar në dhjetor dhe opozita të kishte një faqe të re, por shpresoj se kjo do zgjidhet. Duhet një opozitë e bashkuar dhe nuk po përballen siç duhet me sfidën. Këto janë episode qesharake por krijojnë një përshtypje jo të mirë te qytetarët por unë shpresoj që kjo të përfundojë sa më shpejt.

Shpresoj të mos flitet më pas datës 8 për këto nuk mund të barazohet nga pikëpamje ideore vendi i partisë me mbledhjen e një jave më vonë të bërë nga Basha. Nga pikëpamja ideore foltorja dhe rrethanat janë specifike por duhet të shohim PD si pjesë e demokracisë. Drejtimi i ri është ai që zgjedh baza. Godina i kthehet demokratëve dhe jo një fraksioni dështak.

I pyetur pse nuk prisni vendimin e Gjykatës për të shkuar më pas te selia e PD-së, sikundër në fakt kishte paralajmëruar dhe Komisioni i Rithemelimit, Pollo sqaroi se vendimi i gjykatës është i rëndësishëm por kërkon kohë.

Vendimi i gjykatës është i rëndësishëm, por është një çështje që kërkon kohë, është një çështje që zgjat shumë dhe ndërkohë mund të ketë zgjedhje të pjesshme vendore, nuk mund të injorohet kështu vullneti i anëtarësisë. Por kjo nuk duhet të pengojë hapat e tjerë. Megjithatë mendoj se selia në 8 janar do i kthehet demokratëve. Detajet do i shikoj por në fund të ditës shpresoj të jetë sa më e paqtë dhe ajo që demokratët duan godinën si simbol t’ja kthejnë demokratëve dhe komisioni të mandatuar prej tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy