Ky është momenti kur Ramush Haradinaj i shoqëruar nga policia franceze, është paraqitur në Gjykatën e Apelit të qytetit të Colmar në Francë.
Gjykata franceze pritet të marrë një vendim për Haradinajn, pas arrestimit të tij në Aeroportin e Bazelit, bazuar në një fletëarrest të Interpolit, të lëshuar me kërkesë të Beogradit.
Pavarësisht se Gjykata e Hagës e shpalli të pafajshëm, Serbia ngul këmbë se ai ka kryer krime lufte gjatë konfliktit të vitit 1999.
Haradinaj është ballafaquar me një situatë të tillë gjatë vitit 2015 në Slloveni por ishte liruar.




