Kapaj: Shqiptarët, popull që vuajnë nga dhimbjet e mesit dhe qafës. Me kiropraktikë për zhdukjen e dhimbjeve spinale

Kapaj: Shqiptarët, popull që vuajnë nga dhimbjet e mesit dhe qafës. Me kiropraktikë për zhdukjen e dhimbjeve spinale

Dhimbjet spinale janë ato që në shumtën e rasteve na përcjellin në përditshmërinë tonë.

Përktazi me këtë pohim, Ervin Kapaj, fizioterapist, i ftuar në programin e mëngjesit në “Zgjohu me MCN”, thotë se pozicionet ulur në karrikë gjatë orarit të punës ndikojnë në dëmtimin e pjesës së kolonës.

Pozicioni që në marrim gjatë ditës na bëhet edhe pozicioni më i zakonshëm dhe ai i përditshmërisë d.m.th. nëse ne marrim një pozicion dhe qëndrojmë tërë kohës para ulur gjithmonë fasha jonë muskulore pëson atë lloj pozicioni dhe ne detyrimisht do të kemi atë lloj pozicioni.

Dmth na bëhet postura jonë rutina. Dhe po të shohim gjithmonë një person në zyrë  ka jë pozicion dhe i formohet kjo gjibua që duket më e theksuar ose p.sh. një njeri që puno taxi gjithmonë ka problem pjesa e kolonës, pjesa e mesit.

Fizoteraposti, në këtë kuadër sugjeron metodën më të re të kiropraktikës, dhe mënyrën se si dhe kush duhet ta aplikojë këtë metodë.

Kjo zgjidhet me kiropraktika. Në Shqipëri ka filluar si modë kjo kiropraktika dhe mendoj se kërcitja do të bëj mrekullinë e saj. Ka lindur si praktike në Kanada në 1895. Në Evropa ende nuk njihet si praktikë tamam dhe ka filluar si mjekësi alternative.

Para se të bëhet kiro, duhet të shikohet një grafi duhet ta studiojmë se ku e kemi problemin që të bëjmë një trajtim si duhet.

Mosha e tretë nuk duhet përdorur, nuk mund të ja bësh atë teknikë moshës së tretë sepse ajo vetëm manipulon artikulacionet vertebral dhe punon mbi kolonën dhe sistemin nervor,. Ajo lloj teknike është e tillë që trajton kolonën por të çliroj dhe sistemin nervoz dhe duke bërë këtë kemi një mirëqenie të përgjithshme.

Ne shikojmë gjithmonë posturën, nuk fokusohemi te dhembja ku ka dhimbje por duhet të behet një vlerësim global

Kapaj fakton që shqiptarët janë popull që vuajnë nga dhimbjet e mesit e qafës. Sipas tij, sa më shumë lëvizim, aq më shumë mirëqenie do të kemi.

 Shqiptaret më shumë vuajnë nga mesi dhe qafa, sepse rrinë gjithë kohës ulur dhe nuk bëjnë asnjë lloj aktiviteti meqenëse tendenca e viteve te fundit është shtuar palestra. Por më shumë janë dhimbjet e qafës dhe të gjithë harrojnë ta trajtojnë qafën.

Shkojnë te kardiologu dhe thonë kam marrje mëndësh, shikojnë zemrën dhe harrojnë të shikojnë qafën. Duhet të kuptojmë se ne jemi si makina, makina kur bën kilometrat ka nevojë për shërim edhe njeriu duhet të trajtohet, jo vetëm të bëj kiropraktike.

Nëse do të bësh një jetë normale është e këshillueshme që një herë në muaj të bësh një trajtim sepse me kalimin e viteve na ven një pjesë të trupit në punë.

Gjithmonë e them se ne jemi programuar të lëvizim, sa më shumë lëvizim nuk plakemi dhe aq shumë mirëqenie do të kemi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy