
Mëngjesin e sotëm rusët goditën me raketa qytetin e Zaporizhzhia, në Ukrainë, duke shkaktuar tre viktima, mes tyre një fëmijë.
Një fakt i tillë u njoftua nga administrata rajonale ushtarake e Zaporizhzhia me anë të një mesazhi në Telegram.
Sulmi u krye me avionë, duke përdorur raketa ajër-tokë X-55. Për momentin dihen tre viktima, njëri prej tyre fëmijë. Janë dëmtuar dhe dy shtëpi.
Është ky mesazhi i administratës ushtarake rajonale, duke iu referuar informacioneve paraprake.
Qysh nga nisja e agresionit rus ndaj Ukrainës më 24 shkurt, janë vrarë me mijëra persona në radhët e popullsisë civile.



