Kreu i grupit parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, pak pas hedhjes për herë të dytë të gazit lotësjellës në Kuvend, deklaroi se ka qenë pikërisht Policia që i ka ndihmuar të kryejnë aksionin e sotëm. Nga ana tjetër zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka mohuar për mediat versionin e opozitës, duke e konsideruar si të pavërtetë dhe dizinformues.



