
Pakujdesia e drejtuesve të mjeteve dhe motorave ndodh shpesh herë që viktima të jenë këmbësorët, por ajo që është më e rrezikshme ka të me faktin kur qytetarët janë në rrugën e tyre në trotuar.
E njëjta gjë i ka ndodhur kësaj vajze e cila po kthehej nga shkolla për në shtëpi së bashku me miqtë e saj në St Helens, Merseyside të Anglisë kur u përplas nga motoçikleta dhe pësoi lëndime serioze.
Në video duket momenti i tmerrshëm kur një 12-vjeçar me motoçikletë hypi në trotuar dhe përplasi një vajzë 15-vjeçare duke e lënë në koma.
Jess Chisnall pësoi gjakderdhje në tru dhe kaloi në koma. Kur kanë kaluar 12 muaj nga aksidenti i rëndë, familja e Jess ka rëndë dakort që të lejojë policinë që të nxjerrë pamjet tronditëse për të treguar ndikimin shkatërrues që mund të shkaktojë përdorimi i rrezikshëm dhe i paligjshëm i motoçikletës në rrugë.



