Situata në Veri të Kosovës/ Xhaçka: Ato skena të kujtojnë ditët e errëta të viteve ‘90

Situata në Veri të Kosovës/ Xhaçka: Ato skena të kujtojnë ditët e errëta të viteve ‘90

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar nëprëmjet një statusi në rrjete sociale për situatën në Veri të Kosovës.

Barrikadat e ngritura në atë vend, sipas Xhaçkës, të kujtojnë ditët e errëta të viteve ‘90, të cilat rajoni ynë i ka lënë pas një herë e mirë bashkë me ish-Jugosllavinë. Ministrja bën thirrje për dialog dhe bashkëpunim dhe thekson se autorët duhet të nxirren përballë drejtësisë.

Olta Xhaçka: Po ndjekim me keqardhje minutë pas minute shfaqjen e një krize të tejzgjatur në mënyrë artificiale në veri të Kosovës dhe jemi thellësisht të shqetësuar nga përshkallëzimi i tensioneve.

Barrikadat që janë ngritur në veri, jo prej ndonjë vale zemërimi popullor, por nga një grup kriminelësh famëkeq, nuk po pengojnë thjesht vijimin normal të jetës. Ato janë po ashtu skena që të kujtojnë ditët e errëta të viteve 1990 të cilat rajoni ynë i ka lënë pas njëherë e mirë bashkë me ish Jugosllavinë që shkoi e vate.

Për pak vjen viti 2023! Kjo nuk është koha për të bërë kërcënime ushtarake apo për sulme të papranueshme kundër Policisë së Kosovës, KFOR dhe Policisë së EULEX. Kjo është koha për dialog dhe bashkëpunim. Kjo përballje e rrezikshme duhet të marrë fund dhe autorët duhet të nxirren përpara drejtësisë.

Ne jemi me Kosovën në këtë situatë të vështirë dhe i bëjmë thirrje autoriteteve serbe të mos i justifikojnë as barrikadat e as grupet kriminale që refuzojnë t’i largojnë ato. Të luash me zjarrin është një ide shumë e keqe për të ardhmen e të gjithë fëmijëve tanë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy