Duraj: Presim shumë nga SPAK për të vënë drejtësinë në vend, politikës nuk i intereson ky institucion

Duraj: Presim shumë nga SPAK për të vënë drejtësinë në vend, politikës nuk i intereson ky institucion

Avokati Alban Duraj në 'MCN Informacion' teksa komentoi SPAK u shpreh se pritshmëritë tona nga ky institucion janë të mëdha për të vënë drejtësinë në vend.

Ai tha se ne nuk kemi aftësi teknologjike për të luftuar krimin, teksa theksoi se politikës nuk i intereson ky institucion.

Sipas tij SPAK nuk është një strukturë e kompletuar sa i përket numrit të duhur të prokurorëve.

Së pari reforma në drejtësi ka lindur që në mandatin e parë të Trump, 2016, kujtojmë komisionin e reformës në drejtësi dhe iniciativën vetë u investua shumë kryetari i kuvendit në atë kohë Ilir Meta ku në pamje të parë shihej si një promotor shumë i rëndësishëm që të votohej kjo reformë.

Nuk është se reforma ka ndodhur në mandatin e Biden, rezultatet i ka dhënë në administratën Biden. Për mua ka qenë një nga institucionet më aktive, kemi parë shumë ndalime, hetime të politikanëve të nivelit të lartë  gjë që s’kishte ndodhur më para dhe ka dhënë besoj një impakt pozitiv.

Nga ana tjetër jam dakord lidhur me faktin që ne presim shumë dhe ky institucion po punon, ne shohim përditë pothuajse arrestime të politikanëve por ata nga momentin që janë në hetim e dinë që do shkojnë në arrestim dhe japin dorëheqje.

Ne shohim kryetrarin e bashkisë apo ministra të caktuar që kryeministri i sposton dhe bënë ato deklaratat që i kemi mësuar përmendësh ‘të merret drejtësia tani’. Që të arrestohet dikush në flagrancë duhet të kapet në momentin kur është duke kryer veprën penale.

Më tej ai shtoi se ne si qytetarë jemi të pakënaqur dhe me institucionet që bëjnë punën sepse nuk kemi parë më parë arrestime politikanësh të nivelit të lartë.

Kemi shumë politikanë që u janë sekuestruar pronat, por natyrisht është e vështirë sepse edhe vetë ky krim, korrupsioni është shumë i sofistikuar, ata i fshehin pasuritë nuk i mbajnë në emrin e vetë, prandaj duhet mbështetje e madhe dhe nga qytetarët dhe ata janë optimistë por një mbështetje nga qeveria duhet sa i përket dhe fondeve.

Natyrisht që s’mund të bësh dot punën nëse nuk ka një buxhet të pacenueshëm, një buxhet që vjen në raport të drejtë me ngarkesën që ka një institucion dhe e vetmja mekanizëm për të bërë punën siç duhet është studimi në mënyrë të vazhdueshme i kapaciteteve apo infrastrukturën dhe teknologjinë e këtyre institucioneve.

Ne nuk kemi aftësi teknologjike për të luftuar krimin, edhe SPAK nuk është një strukturë e kompletuar s ai përket numrit t duhur të prokurorëve. Politikës nuk i intereson ky institucion.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy