Jo vetëm Rusia, një tjetër shtet është gati t’i shpallë luftë Ukrainës

Jo vetëm Rusia, një tjetër shtet është gati t’i shpallë luftë Ukrainës

Pas Rusisë një tjetër shtet është gati t’i shpallë luftë Ukrainës. “The Guardian” duke cituar ish-ministrin ukrainas të Mbrojtjes bën me dije se Bjellorusia do t’i shpallë luftë Ukrainës.

Andriy Zagorodnyuk, ish-ministër i Mbrojtjes në Ukrainë deklaron:

Republika e Bjellorusisë ka shumë gjasa t’i bashkohet luftës ruse kundër Ukrainës. Në krah të Rusisë. Ka  një informacion për trupat ajrore nga Republika e Bjellorusisë, me avionët që janë gati për të hyrë në Ukrainë.Ky është një zhvillim i tmerrshëm pasi përfshin një vend, i cili deri vonë ishte një mik i madh i Ukrainës; populli i të cilit e konsideronte gjithmonë Ukrainën si një komb vëllazëror. Ukraina dhe Bjellorusia nuk kanë qenë kurrë në luftë me njëra-tjetrën në historinë e tyre qindravjeçare. Ne besojmë se arsyeja e vetme për atë vendim ishte kërkesa personale e Presidentit të Rusisë, për një vend që është totalisht i varur nga Putini në politikën e tij”.

Kujtojmë që sot është dita e katërt e luftës në Ukrainë, që kur forcat ushtarake ruse hynë në vend.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy