
Shtatë persona kanë humbur jetën dhe tre janë zhdukur nga përmbytjet masive në Ankona të Italisë.
Mediat italiane raportojnë se katër viktima janë raportuar në Ostra, një në Trecastelli dhe një në Barbara, ndërkohë që 3 persona rezultojnë të zhdukur, mes tyre një nënë me foshnjën e saj që thuhet se i ka marrë me vete furia e ujit dhe baltës ndërsa ndodheshin në makinë.
Bashkia e Cantiano, një qytet me pak më shumë se 2 mijë banorë në provincën e Pesaros dhe Urbinos, ishte vendi që u godit më shumë nga përmbytjet, pasi shirat e dendur kthyen rrugët në përrenj të, duke tërhequr zvarrë makinat.
Alarmi erdhi fillimisht në Cantiano, një qytet me rreth 2000 banorë, më pas në të gjithë provincën e Ankonës. Jemi ende në kërkim të një fëmije, nëna e cila u përplas me makinë teksa ishte me djalin e saj shpëtoi por ende nuk ka asnjë gjurmë të foshnjës.
Operacionet e shpëtimit janë të koordinuara nga prefektura Pesaro-Urbino dhe po operojnë në kushte komplekse: zjarrfikësit, karabinierët dhe vullnetarët e mbrojtjes civile kanë qenë në punë për orë të tëra.



