Politika uron Ditën e Sulltan Novruzit: Pranverë në zemrën e çdo shqiptari

Politika uron Ditën e Sulltan Novruzit: Pranverë në zemrën e çdo shqiptari

Presidenti Ilir Meta përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka uruar qytetarët me rastin e Festës së Sulltan Novruzit.

Meta shkruan se një shpresë e re po lind dhe një epokë me mundësi të reja po çel bashkë me rigjallërimin e natyrës. “Diell dhe Pranverë në zemrën e çdo shqiptari!”, shkruan Meta.

Edhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka uruar besimtarët bektashinj dhe të gjithë shqiptarët, për këtë ditë të shënuar.

Në letrën drejtuar baba Mondit, Ruçi shkruan se Bektashizmi ka qenë në çdo kohë një pasuri e madhe shpirtërore, kulturore dhe njerëzore për shqiptarët dhe bektashinjtë rrezatues, misionarë dhe edukatorë të atdhetarizmit, solidaritetit, tolerancës dhe humanizmit.

Ai shkruan se këto vlera dhe këtë forcë të madhe shpirtërore, bektashinjtë e treguan edhe gjatë dekadave kur dhuna politike i ndaloi të ushtronin ritet e tyre në komunitet, në teqetë dhe vendet e shenjta.

Ju përshëndes edhe njëherë të gjithëve, ju, pjesëmarrësit në festë, besimtarët bektashinj dhe të gjithë shqiptarët dhe ju uroj shëndet e gëzime në vatrat familjare.”, shkruan në fund Ruçi.

Ndërsa kreu i PD, teksa ka uruar festën e Sulltan Novruzit për gjithë besimtarët bektashinj, shpreson që kjo ditë të jetë ogur i mbarë për çdo shqiptar e familje që i lutet Zotit për të mirën, shëndetin e ngadhënjimin mbi të keqen.

Të dashur besimtarë bektashinj! Gëzuar nga mot Sulltan Novruzin! Qoftë kjo ditë e bekuar një ogur i mbarë për çdo shqiptar e për çdo familje që sot i lutet Zotit për të mirën, shëndetin dhe ngadhënjimin mbi të keqen!”, shkruan Basha.

May be an image of tekst

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy