Sot Gjermania voton për të zgjedhur një Bundestag të ri dhe për të zgjedhur kancelarin e saj të ardhshëm.
Lidhur me këtë zhvillim, analisti Lulzim Veliu në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN TV u shpreh se forca e dytë politike në Gjermani është AFD por që mbetet e vështirë për të qeverisur e vetme dhe për këtë i duhet një koalicion me social Demokratët.
Ai tha se pas fitores së Trump në SHBA edhe në Evropë qytetarët kanë mbështetur shumë forcat politike të djathta.
Sipas tij BE duhet të jetë më i vendosur në ruajtjen e politikave dhe nuk duhet të jetë i varur nga SHBA për sa i përket sigurisë.
Janë zgjedhje të qeta, nuk ka vëmendjen që është në Shqipëri dhe Kosovë siç ndodh në mediat aty, të gjithë shkojnë votojnë të qetë dhe në mbrëmje presin rezultatin që do dalë.
Ndërkohë Friedrich Merz, lideri konservator cilësohet si më favorit duke pasur për bazë qeverinë paraprake që nuk arriti të realizojë premtimet dhe u refuzua nga partnerët e koalicionit.
Gjithashtu kemi dhe forcën e ekstremit të djathtë që ka shënuar një ngritje të jashtëzakonshme duke u renditur forca e dytë në Gjermani. Në Gjermani Merz parashikohet të arrijë diku te 32 i votave maksimumi, prandaj do i duhet patjetër koalicioni. Pritet të kemi një koalicion me Social Demokratët, por mund ti bashkohen dhe të Gjelbërit. Ndërsa demokratët e lirë do e kenë të vështirë të kalojnë pragun.
I pyetur se si shpjegohet mbështetja e madhe ndaj ekstremit të djathtë në Gjermani, Veliu tha se kjo është një trend evropian, sepse kemi dhe vende të tjera që drejtohen tashmë nga ekstremi i djathtë rasti i furnit në Austri.
Gjatë fushatës kemi pasur një mbështetje të fuqishme ndaj kësaj force ndaj SHBA, Elon Musk duke bërë që ata të jenë shumë të fuqishëm, por jo aq sa për të marrë qeverinë.
Janë zhvillime të trendit, kohës së tanishme sidomos pas ardhjes në pushtet të Trump në SHBA i cili mundohet të mbështesë forcën ekstreme të djathtë.
Megjithatë gjithçka do varet nga numrat që do dalin sonte, dhe nëse do kemi një shumicë nga partitë dhe do arrihet një marrëveshje qeverisëse atëherë do të kemi një stabilitet.
Sa i takon politikës së jashtme Veliu tha se pret një përgjigje të ashpër ashtu siç ka vepruar Trump në masat e tij sidomos në aspektin ekonomik.
Mendoj se ka ardhur momenti që BE të jetë më e vendosur në politikat e tyre dhe ti tregojë dhëmbët, dhe një gjë e rëndësishme që duhet bërë në të ardhmen jo vetëm nga Gjermania është krijimi i një ushtrie evropiane që do i bëjë dhe të pavarur në aspektin e mbrojtjes.
Ndërsa për emigrantët pritet një ashpërsim i masave. Tani janë duke menduar të merren disa masa më të ashpra për të qenë më të kujdesshëm në pranimin e refugjatëve.
Sa i përket komunitetit shqiptar në Gjermani tashmë janë pjesë shumë e integruar në pasi kanë kaluar një kohë të gjatë, ndërsa të ardhurit në vitet e fundit janë persona të kërkuar për mungesë të fuqisë punëtore. Asnjë nga forcat nuk është se luan ndonjë rol të veçantë për ta, jemi më mirë të integruar.



