Kur pritet të përfundojë vala e variantit Delta?

Kur pritet të përfundojë vala e variantit Delta?

Lehtësimi i masave për të luftuar pandeminë dhe përhapja e njëkohshme e variantit Delta, e karakterizuar për transmetueshmërinë më të lartë në krahasim me versionet e mëparshme të Sars-Cov-2, janë një skenar i zakonshëm për shumë vende, ku lehtësimi i kufizimeve ka shkaktuar, një rritje e re e infeksioneve.

Lufta kundër virusit nuk ka përfunduar dhe, me rifillimin e aktivitetit shkollor, shumica e ekspertëve presin luhatje të reja, të zbutura pjesërisht jo vetëm nga vaksinimi i mësuesve dhe stafit të shkollës, por edhe nga përhapja më e gjerë e vaksinave midis nxënësve.

Në Shtetet e Bashkuara, për shembull, ka rreth 10 milionë adoleshentë të imunizuar, dhe para vjeshtës, Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) mund të përshpejtojë miratimin e serumeve të mRna nën 12 vjeç.

Sidoqoftë, paralajmëron Dr Celine Gounder, një epidemiologe dhe specialiste e sëmundjeve infektive në Qendrën Spitalore Bellevue në Nju Jork, se: “Amerikanët duhet të presin të shohin majat e reja të infeksionit gjatë Ditës së Falënderimeve, Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, siç ndodhi vitin e kaluar, edhe nëse asnjë nga këto nuk do të jetë aq serioze sa dimrin e kaluar”.

Sipas epidemiologes, pandemia nuk do të jetë nën kontroll para vitit 2022. "Unë nuk mendoj se ne me të vërtetë do ta kthejmë faqen deri në pranverën e ardhshme", shtoi Gounder, duke i bërë jehonë parashikimit të fundit nga imunologu Anthony Fauci.

"Nëse shumica prej afro 90 milionë amerikanëve që nuk janë vaksinuar e bëjnë këtë deri në dimrin e ardhshëm, virusi do të zbutet brenda 7-8 muajve të tjerë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy