
Një tjetër tragjedi sërish prej armëve të zjarrit në një dyqan Walmart në Dunkan (Duncan), Oklahoma, ku të paktën tre persona janë qëlluar për vdekje.
Ende nuk dihet motivi i të shtënave, por sipas shpjegimeve paraprake një person ka vrarë dy persona dhe ka mbetur edhe vetë i vrarë: viktimat janë dy burra, përfshirë vrasësin, dhe një grua. Trupat u gjetën pranë një makine në parkingun e dyqaneve.
Autoritetet kanë deklaruar se situata ëshët nën kontroll dhe shkollat në zonë janë rihapur.
Dunkan është një qytet me 25 000 banorë në jug të qytetit Oklahomas. Nuk është hera e parë që një ngjarje e tillë tragjike ndodh në zinxhirin e marketeve “Ëalmart”: më 3 gusht në El Paso të Teksasit, 22 njerëz vdiqën gjatë një sulmi.



