
Partizani është eliminuar në turin e parë të Champions League, nga Bate Borisov. Bjellorusët triumfuan 2-0 në ndeshjen e kthimit, të zhvilluar në Hungari. Pavarësisht dominimit të kampionëve të Shqipërisë, ishin bjellorusët ata që gjetën golat. Pjesa e parë u mbyll pa gola, por vlen të përmendet se Partizani iu afrua golit në disa raste. Bate Borisov mbrohej mirë dhe ia doli të shënojë golin e parë, në gjuajtjen e parë në portë. Në minutën e 71, ishte Malkevich që zhbllokoi rezultatin. Partizani u hodh në sulm tërësisht në kërkim të golit të barazimit, por rrugën e rrjetës e gjetën përsëri bjellorusët. Në minutën e 102-të, ishte Shestyuk, i cili në gjuajtjen e dytë në portë për skuadrën e tij, shënoi golin e dytë. Tashmë Partizani do të vazhdojë rrugëtimin europian, në turin e dytë të Conference League, aty ku do të përballen me Atletic Club D'Escaldes.



