Ylli i filmit për të rritur Sophia Leone vdiq nga një mbidozë aksidentale e drogës, bënë me dije autoritetet të martën.
26-vjeçarja u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Albuquerque më 1 mars. Vdekja e saj fillimisht po hetohej si "e dyshimtë" tha policia në atë kohë, megjithëse nuk kishte shenja dhune në trupin e saj.
Policia e Albuquerque konfirmoi se Leone kishte vdekur nga mbidoza, megjithatë nuk është e qartë se cilat substanca kishte gëlltitur.
Një raport i policisë i siguruar nga TMZ tha se nëna e Leones i tha policisë se vajza e saj kishte çrregullime me personalitetin dhe pinte vazhdimisht.
Në një postim tragjik të fundit në Instagram, të datës shtatorin e kaluar, Leone inkurajoi 300,000 ndjekësit e saj të "dalin jashtë dhe thjesht ta vlerësojnë jetën pak më shumë sot".
Leone hyri në industrinë e filmit për të rritur në vitin 2014 dhe luajti në mbi 80 skena.



