Anglia si BE-ja, nuk hap kufijtë për Shqipërinë

Anglia si BE-ja, nuk hap kufijtë për Shqipërinë

Ashtu si BE edhe Anglia nuk do t’i hapë kufijtë me Shqipërinë. Sot qeveria e drejtuar nga Boris Johnson ka bërë me dije një listë me 57 shtete me të cilat pas datës 10 korrik do të lejohen fluturimet, por në to nuk bën pjesë Shqipëria.

Nga Ballkani në listë janë të përfshira vende si Greqia, Serbia dhe Kroacia, të cilat nuk do të kenë asnjë pengesë për të hyrë në Angli. Ndërkohë shtetasit e vendeve si Kina, SHBA, Portugalia dhe Suedia do të duhet të bëjnë 14 ditë karantinë.

Sipas BBC vendet e tjera të Britanisë së Madhe po e shqyrtojnë mundësinë për të bashkërenduar vendimet me Anglinë, por deri në këtë moment nuk ka një vendim dhe mbetet në pikëpyetje. Sakaq vetë shteti anglez po përpiqet që të bëjë marrëveshje me disa shtete të tjera turistike që kur anglezët të shkojnë me pushime mos të jenë të detyruar të bëjnë karantinën.

Këtë vendim Anglia e mori duke patur parasysh situatën që po kalojnë vendet përkatëse me koronavirusin dhe në listë janë përzgjedhur ata që e kanë nën kontrroll. Pak a shumë siç veproi BE-ja pak ditë më parë kur njoftoi se nga data 1 korrik nuk do të hapeshin kufijt për disa vende mes të cilave edhe Shqipëria.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy