Menjëherë pas deputetit Blushi, ka folur kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe i cili ka sulmuar duke aluduar për firmën e vënë mbi një vendim në kohën kur ishte ministër, ku pretendohet se lejohej importi i mbetjeve nga një kompani private. Lidhur me procedurat dhe tejkalimin e afatit, Braçe kundërshtoi dhe tha se nuk është shkelur rregullroja për diskutimin e dekretit të presidentit.



