Mot i kthjellët dhe temperatura deri në 35°C, parashikimi për sot

Mot i kthjellët dhe temperatura deri në 35°C, parashikimi për sot

Gjatë paradites vendi ynë do të karakterizohet nga mot i kthjellët kryesisht në ultësirën perëndimore. Por pas mesditës parashikohet që zonat malore dhe të ulëta të kenë kalime vranësirash të lehta.

Ndërsa sërisht mbrëmja dhe orët e natës largojnë vranësirat duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese në republikën e Shqipërisë.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por nuk ndryshojnë në mesditë duke u luhatur nga 14°C në zonat malore deri në 35°C në zonat e ulëta.

Era do fryjë e lehtë në tokë por mesatare në det duke arritur shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës mbizotërohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta, ku më të shpeshta vranësirat do jenë në zonat juglindore por pa mundur të gjenerojnë reshje. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të përmirësojnë kushtet e motit duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese.

Maqedonia e Veriut

Dita nis me mot të kthjellët në republikën e MV, por duke ju afruar mesditës vranësirat bëhen të dukshme në zonat lindore dhe gradualisht përfshijnë gjithë vendin. Parashikohet që orët e vona të pasdites të largojnë vranësirat dhe ri- kthejnë kthjellimet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy