
Dinamo City mori një fitore të rëndësishme në kampionat, teksa mposhti minimalisht Teutën, në ndeshjen e prapambetur në Superiore.
Ishte një ndeshje me dy tablo, me durrsakët më kërkues në të parën, ndërsa në të dytën, ishin kryeqytetasit në sulm. Teuta gaboi dy herë nga penalltia në minutën e 35-të.
Momenti vendimtar ishte në minutën e 93-të, me Denisson, që nga një kënd i vështirë, ia doli ta dërgojë topin në rrjetë. Një supergol nga braziliani, për t’i dhënë 3 pikë të arta skuadrës së tij.
Me këtë fitore, Dinamo ngjitet në vendin e katërt me 42 pikë, ndërsa Teuta mban vendin e shtatë me 34 pikë.



