Dyshime se u bënë me para droge, sekuestrohen pasuritë e të arrestuarit në Shkodër (VIDEO)

Dyshime se u bënë me para droge, sekuestrohen pasuritë e të arrestuarit në Shkodër (VIDEO)

Tre automjete luksoze, një ndërtesë, një apartament dhe një truall janë sekuestruar nga policia e Shkodrës, pasi dyshohet se janë pasuri të ngritura me para të siguruar nga trafikimi i lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë

Me 26.09.2017 nga strukturat e D.V.P. Shkodër në bazë të procedimit penal nr. 194 të datës 12.02.2017 "Pastrim i produkteve të veprës penale" u bë ekzekutimi i vendimit të sekuestros preventive të vendosur nga Gjykata e Shkallës se Parë Shkodër me vendim nr. 825 me datë 22.09.2017, për pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme në pronësi të shtetasit K.Z. (arrestuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike” me date 29.11.2016), ku janë sekuestruar pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme si më poshtë:

a) Apartament 78 m2 në qytetin e Shkodrës
b) Ndërtesë 100m2 
c) Truall 53 m2 me 15 metra objekt,
d) 3 automjete në pronësi të shtetasit Kacjolin Zefi, si më poshtë:

-Automjeti tip "Ferrari" me vlerë rreth 200 mijë euro, 
-Automjeti tip "Porsche" me vlerë rreth 100 mijë euro,
-Automjet tip "Peugeot" me vlerë 10 mijë euro.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy