Gjatë takimeve të tij në Kongresin Amerikan, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvilloi një takim me Kryetarin e Nënkomisionit për Bujqësinë, Kongresmenin Robert Aderholt.
Meta kërkoi nga kongresmeni Amerikan mbështetje në sektorin e bujqësisë si edhe njohjen e kontributeve shoqërore të shtetasve respektivë që punojnë në të dy vendet.



