Akuzat e Kokës për policinë, Rama: Uroj që gabimi i bërë të mos përsëritej

Akuzat e Kokës për policinë, Rama: Uroj që gabimi i bërë të mos përsëritej

Pas shkarkimit të Manjanit kreu i qeverisë Edi Rama ka bërë një paralajmërim për anëtarin tjetër të kabinet që ai udhëheq ministrin e Mjedisit, Lefter Koka po nga LSI.

Kryeministri Rama duke komentuar deklaratën e Kokës për kanabizimin e vendit, tha se uronte që gabimi i bërë të mos përsëritej, por nuk foli për falje.

“Nuk i marr seriozisht burrat me kostum që flasin pas pilafit apo edhe gjatë pilafit nëse doni në këtë politikën tonë. Unë sigurisht që di të bëj edhe dallim e qarë mes një ministri që në mënyrë të përsëritur ka shkelur kodin etik të qeverisë, dhe një ministri që ka të drejtën edhe ai të bëjë një gabim”, u shpreh Rama.

“Është një gabim, jam i bindur që nuk do të përsëritet dhe patjetër uroj që bindja ime të provohet në realitet pasi në rastin e ministrit tjetër, mendoj që bëhet fjalë për një anëtar i kabinetit që ka qenë një pjesëtar i kabinetit që ka respektuar skuadrën dhe porcionin e tij në raport me detyrën.”

Pra e keni falur z. Koka për atë deklaratë?

Nuk fola për falje, por për të drejtën që çdo njeri ka për të gabuar njëherë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy