
Një aksident ka ndodhur sot në “Bishtin e Zhurit” ku një kamion është përplasur me një mjet tip “Benz”.
MCN TV mëson se si pasojë e aksidentit ka humbur jetën Ndriçim Dervishi, drejtuesi i mjetit me banim në Sukth.
Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia tej normave të lejuara të mjetit "Benz", që ka bërë po ashtu një parakalim të gabuar.
Në njoftimin paraprak Policia raportoi se dyshohej për dy viktima.
NJOFTIMI
Më datë 04.08.2022, në vendin e quajtur "Bishti i Zhurit", një mjet kamion me drejtues shtetasin I. C., është përplasur me një mjet tip "Benz" me drejtues ende të paidentifikuar.
Si pasojë e aksidentit, dyshohet se mund të kenë humbur jetën dy persona.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



