
Të paktën 243 fëmijë kanë vdekur dhe 446 të tjerë janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt. Këto shifra i bëri me dije ditën e sotme zyra e prokurorit të përgjithshëm ukrainas.
Përveç viktimave, të paktën 1,937 institucione arsimore në Ukrainë janë dëmtuar, 181 prej tyre janë shkatërruar plotësisht.
Shifrat nuk janë përfundimtare pasi ato nuk përfshijnë viktima në vendet ku armiqësitë aktive janë në vazhdim dhe në ato të pushtuara nga forcat ruse.
Ndërkohë, UNICEF tha se 3 milionë fëmijë ukrainas kanë nevojë për ndihmë humanitare brenda vendit, siç kanë më shumë se 2.2 milionë në vendet pritëse të refugjatëve.



