Bilanci në botë nga Covid, India shënon mbi 100,000 raste brenda 24 orëve

Bilanci në botë nga Covid, India shënon mbi 100,000 raste brenda 24 orëve

Pandemia e COVID-19 shënon çdo ditë shifra rekord të infektuarish. Deri më tani në rang global janë shënuar 131,938,133 raste të infektuara, prej të cilëve 2,866,656 kanë ndërruar jetë.

Vendi më i prekur nga pandemia në të gjithë botën mbetet Amerika, e ndjekur nga Brazili, India, Franca, Rusia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Vendi më i prekur në Europë është Franca, e ndjekur nga Italia, Turqia, Spanja dhe Gjermania.

India shënon mbi 100,000 raste me COVID në 24 orë

India ka regjistruar 103,558 raste të reja me koronavirus të hënën, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë brenda një dite. Kështu, totali i të infektuarve në vend shkon në  12.59 milionë.

Po ashtu, vendi në 24 orë regjistroi edhe 478 vdekje të reja, duke e çuar bilancin total në 165,101. India ka numrin e tretë më të lartë të rasteve në botë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Brazilit.

Rastet ditore janë rritur që nga fillimi i shkurtit kur u regjistrua fillimisht një rënië në nën 9,000 të infektuar pasi arritën pikun në pothuajse 100,000 raste në ditë, në Shtator.

Shteti më i pasur i Indisë, Maharashtra, shtëpia e kryeqytetit financiar, Mumbai, do të vendosë një bllokim fundjave dhe shtetrrethim natën për 110 milionë banorë në përgjigje të rritjes së rasteve, njoftuan autoritetet të dielën.

Nga e hëna në mbrëmje deri në fund të prillit do të vendoset një shtetrrethim natën, mbledhjet e më shumë se katër personave do të ndalohen dhe zyrat private, restorantet, kinematë, pishinat, baret, vendet e adhurimit dhe vendet publike të tilla si plazhet do të mbyllen.

SHBA me ritme të shpejta vaksinimi!

Shtetet e Bashkuara kanë administruar më shumë se 165 milion doza të vaksinave kundër koronavirusit deri të dielën në mëngjes, ndërsa në vend janë shpërndarë afro 208 milionë doza, thuhet në njoftimin nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Vaksinimi në botë

Më shumë se 649 milion doza vaksinash janë administruar në të gjithë botën, e barabartë me 8.5  doza për çdo 100 njerëz. Ekziston tashmë një hendek i fortë midis programeve të vaksinimit në vende të ndryshme, ku shumë vende akoma  nuk kanë raportuar një dozë të vetme vaksinimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy