
Rusia dhe Bjellorusia hapën zyrtarisht stërvitjen e përbashkët ushtarake të enjten, një stërvitje njëjavor në të gjithë territorin e të dy vendeve dhe në Detin Baltik që ka alarmuar disa vende të NATO-s.
Drejtuesit kryesorë ushtarakë nga të dy vendet morën pjesë në ceremoninë e hapjes, të quajtur "Zapad-2021", në Rusinë perëndimore, ku u ngritën flamujt dhe u mbajtën fjalimet.
Stërvitja mes dy vendeve vjen në një kohë të rritjes së tensioneve midis Perëndimit dhe Bjellorusisë. Ndërkohë stërvitja pritet të nisë të premten më 16 shtator.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se do të marrin pjesë deri në 200,000 ushtarak, rreth 80 avionë dhe helikopterë, deri në 15 anije dhe gati 300 tanke.
Personeli ushtarak nga Armenia, India, Kazakistani, Kirgistani dhe Mongolia gjithashtu do të marrin pjesë, tha ministria ruse e mbrojtjes.
Zyrtarët e NATO -s kanë paralajmëruar se stërvitjet, të cilat pasojnë një ngritje të madhe ushtarake ruse në kufijtë e Ukrainës në fillim të këtij viti, rrisin rrezikun e një aksidenti.
Zëvendësministri rus i Mbrojtjes Nikolai Pankov tha se stërvitjet ishin thjesht mbrojtëse në natyrë dhe do t'i jepnin Moskës dhe Minskut një shans për të përmirësuar mënyrën se si ushtritë e tyre përkatëse punojnë së bashku.
Analistët thonë se përfshirja e Minsk nxjerr në pah lidhjet gjithnjë e më të ngushta midis saj dhe Moskës.
Kremlini është treguar një aleat jetik për Bjellorusinë pasi Perëndimi vendosi sanksione ndaj Minskut pas marrjes së mandatit të 6 nga presidenti Aleksandër Lukashenko.



