Deputetja e PD Grida Duma ka reaguar një ditë pas rizgjedhjes së Sali Berishës në krye të PD. Në një prononcim për mediat ajo është shprehur se kjo është një zgjedhje e demokratëve dhe ajo e njeh Berishën si liderin që krijoi PD-në dhe do ta respektojë për personalitetin e tij.
Kanë vendosur demokratët, nuk kam ndonjë koment për këtë. Mirë do ishte që PD të shkonte drejt të ardhmes, me zgjidhje edhe me Berishën, edhe më të mëdha se Berisha”, u shpreh Duma.
E pyetur: A e njeh Berishën si kryetar të PD?, Duma dha këtë përgjigje:
Unë e njoh Sali Berishën si lideri që krijoi dhe është në themel të PD-së më shumë se kushdo tjetër. Do ta respektoj për personalitetin e tij, dhe do di të përgjigjem ndaj momenteve të vështira që ka sot PD, por mbi të gjitha për të njohur vullnetin e demokratëve”.
Pyetjes: A keni një mesazh urimi për Berishën?, Duma iu përgjigj:
Kam gjithmonë një mesazh urimi. Do doja shumë që Sali Berisha, për dinjitetin e PD të zgjidhte edhe çështjen gjyqësore për non gratën. Berisha nuk ka nevojë që ta respektosh thjesht si kryetar. PD do një zgjedhje të madhe drejt të ardhmes, dhe i jam drejtuar gjithmonë qartësisht. Duhet të shkojmë drejt një PD-je fituese. Çështja e non gratës do na jetë një shpatë Demokleu për zgjerimin e PD-së dhe fitoren, ai e di mirë”.



