SPAK ka mbyllur hetimet për rivalët e Aldo Bares.
Hetimet për Orges Bilbilin, Leart Haxhiun dhe Anterio Kaloshi, të cilët dyshohen si autorë të masakrës së Lushnjes, kanë përfunduar me ngritjen e akuzës për grup të strukturuar kriminal.
Laert Haxhiu dyshohet nga SPAK si kreu i grupit që ideoi planin për të vrarë Xhulio Baren, nip i Aldo Bares, një plan që u mbyll me plagosjen e të riut.
Haxhiu pritet të përballet me akuzën e krijimit të grupit, që në nisje të veprimtarisë vrau shokun e Aldo Bares i njohur si Iriqi.
Nën akuzë janë edhe Anterio Kaloshi dhe Orges Bilbili, të zbuluar dhe të arrestuar gjatë pandemisë.



