Konsullatë në Shkodër e Bujanoc/ Mustafa: S'është bazuar në parimin e proporcionalitetit. Spahiu: Pozitive, por nevojitet një në Novi Pazar (VIDEO)

Konsullatë në Shkodër e Bujanoc/ Mustafa: S'është bazuar në parimin e proporcionalitetit. Spahiu: Pozitive, por nevojitet një në Novi Pazar (VIDEO)

Ministrit i Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriç gjatë një interviste për Radio Beogradin tha se gjatë një takimi me ministrin e jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha kanë arritur në parim një marrëveshje për hapjen e konsullatave reciproke në Shkodër e Bujanoc.

 

Lidhur me këtë çështje, Nexhmedin Spahiu, profesor i Shkencave Politike tha se është një hap pozitiv për interesat e shqiptarëve, megjithëse shtoi se Shqipëria ka nevojë të hapë një konsullatë në Novi Pazar. 

 

Është hap pozitiv për interesat e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Përmirësimi I marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Serbisë nëse nuk bëhet në kurriz të Kosovës është lajm i mirë. Dhe Kosova është në përpjekjet e veta për të përmirësuar marrëdhëniet me Serbinë.

 

Nëse marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë shkojnë në dëm të Kosovës siç ka pasur tentativa është tjetër gjë.  

Është në interes të shqiptarëve të ketë konsullatë në Bujanoc. Për këtë duhet të paguajmë një çmim, dhe mendoj se është reciprociteti, hapja e një konsullate kudo që Serbia do dëshironte. Në këtë rast në Shkodër. 

 

Përveç se në Luginë e Preshevës, Shqipëria ka nevojë të hapë një konsullatë në Novi Pazar ku kanë konsullatën Turqia dhe Bosnjë dhe Hercegovina. 

 

 

Ragmi Mustafa, nënkryetari i Luginës së Preshevës tha se marrëveshja nuk është bazuar në parimin e proporcionalitetit. 

 

Nuk është e bazuar në parimin e proporcionalitetit. Nuk mudn të barazohet e drejta e hapjes së konsullatës në Shkodër me këtë në Luginën e Preshevës. Kjoq ë flitet në Bujanoc ka të bëjë për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës ku do të shërbëje vetëm Presheves dhe Bujanocit, por jo Medvegjës. Numri i shqiptarëve në Medvegj është i vogël sipas regjistrimit të fundit. Për të qenë korrekt, kam nxjerrë numrin e serbëeve në Shkodër dhe regjistrimin e fundit. Thueht se janë 54 serbë dhe 106 malazezë. Serbia po shfrytëzon dhe këta pak malazezë. Ka një Mal të Zi që mbron interesin e tyre. Për 54 serbë të hapët konsullatë dhe të barazohet me konsullatën që do hapet në Luginë ku ka më shumë se 100 mijë shqiptarë…

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy