
Vendi do të vijojë këtë të hënë nën ndikimin e masave ajrore të nxehta dhe të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë territorin.
Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të zbresin deri në 14°C në zonat malore, ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri në 36°C në zonat e ulëta.
Temperaturat e parashikuara sipas zonave janë:
Bregdeti: 22°C – 32°C
Zonat e ulëta: 19°C – 36°C
Zonat malore: 14°C – 32°C
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare gjatë gjithë ditës.
Kushtet e motit, të karakterizuara nga temperaturat e larta, era dhe mungesa e reshjeve, rrisin ndjeshëm rrezikun për përhapjen e zjarreve, veçanërisht në zonat me bimësi të thatë.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, të shmangin ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura dhe të njoftojnë menjëherë shërbimet përkatëse në rast se konstatojnë vatra zjarri.



