Kaos prej katër ditësh në Kakavijë/ Xhaçka: Vijojnë komunikimet me Greqinë për lehtësimin e procedurave

Kaos prej katër ditësh në Kakavijë/ Xhaçka: Vijojnë komunikimet me Greqinë për lehtësimin e procedurave

Prej katër ditësh shqiptarët po presin në radhë për të kaluar në territorin grek, me makinat që kanë krijuar radhët kilometrike në Kakavijë.

Situata e rënduar në pikën kufitare të Kakavijës vijon të përkeqësohet ku ditën e sotme janë shtuar mjetet që presin të kalojnë kufirin duke e çuar radhën deri në 25 kilometra.

Me qindra shqiptarë kanë kaluar natën në makinë, ndërsa pala greke në orën në 22:00 ka mbyllur sportelet.

Bëhet me dije se pala shqiptare po punon me pesë sportele, ndërsa pala greke me tre sportele.

Qytetarët janë në pritje të revoltuar, ndërsa ka pasur edhe momente tensionesh, pasi disa janë munduar të kalojnë pa radhë.

Mësohet se pa pasur fëmijë dhe gra që janë trajtuar nga mjekët për shkak se është përkeqësuar gjendja shëndetësore e tyre.

Prej ditës së djeshme, Forcat e Armatosura janë në gatishmëri dhe në ndihmë të qytetarëve të bllokuara në pikën kufitare të Kakavijës. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka tha se autoritetet vijojnë komunikimet me qeverinë greke për të pasur lehtësim të procedurave për kalimin e qytetarëve, të cilët vijo  të qëndrojnë të bllokuar në rrugë prej 4 ditësh.

Gjithashtu qytetarëve u është dhënë ndihmë ushqimore, shëndetësore dhe asistencë për higjienën  sanitare.

"Autoritetet diplomatike janë në komunikim të vazhdueshëm me palën greke për lehtësimin e procedurave, ndërkohë Forcat e Armatosura e kanë gdhirë me qytetarët që qëndrojnë në radhë në Kakavijë duke ofruar ndihmë shëndetësore, ndihma ushqimore, ujë të pijshëm dhe asistencë për higjienën sanitare në terren. FA në krye të detyrës!", shkruan Xhaçka.

Epike mjekësore, automjete të posaçme me ujë, tualete të lëvizshme dhe ushqime u janë siguruar qytetarëve nga pasditja e djeshme, ku autoritete u vunë në lëvizje për situatën e rënduar në Kakavijë, ku ditën e sotme radha ka shkuar në 25 kilometra.

Kjo dyndje e madhe e emigratëve është bërë për shkak se ata duan të kalojnë në Greqi para datës 16 gusht, ku futen në fuqi masa të reja. Pas 16 gushtit do të kalojnë 750 persona në ditë në Kakavijë, ndërsa 300 në Kapshticë, ndërsa do jetë i detyrueshëm testi për Covid-19, i bërë në Shqipëri brenda 72 orësh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy