Gustafsson: Finlanda pjesë e NATO-s, fazë e re marrëdhëniesh me BE-në dhe me Shqipërinë (VIDEO)

Gustafsson: Finlanda pjesë e NATO-s, fazë e re marrëdhëniesh me BE-në dhe me Shqipërinë (VIDEO)

Pas dekadash të tëra mos-angazhimi ushtarak, Finlanda, e cila tashmë ka filluar zyrtarisht procesin për t’u bashkuar me NATO-n ka miratuar ligjin për të forcuar gardhin kufitar me Rusinë.

Epoka e re e tensioneve ka vendosur barriera më të forta ndërkohë që politika të reja kanë filluar të vihen në zbatim në Finlandë dhe Suedi pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Por çfarë mund të themi më konkretisht për situatën aktuale ku ndodhet Finlanda përsa i përket politikave të sigurisë dhe të mbrojtjes? Nga ana tjetër çfarë sjell për të dhe për vendet evropiane anëtarësimi i saj në Aleancën e NATO-s?

Për më tepër ndjekim bisedën mes ambasadorit të Finlandës në Shqipëri dhe Greqi, z. Jari Gustafsson dhe Blerina Goce për “EuropeIN”.

Vetëm disa ditë më parë, z. Gustafsson ndodhej në Tiranë, me qëllimin për të bërë publike një fazë të re bashkëpunimi, shumë më produktive mes Finlandës dhe Shqipërisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy