Ministri i Financave, Arben Ahmetaj në reagim të qëndrimeve të opozitës thotë se Akti Normativ është një rishikim rutinë i buxhetit. Në një reagim në Facebook, ai shkruan se synimi kryesor është përshpejtimi i ekzekutimit të shpenzimeve publike dhe jo ndryshim politikash.



