
Forumi i Familjeve të Pengjeve Izraelite publikoi një video, të cilën autoritetet e kishin ndaluar të përhapet, duke pretenduar se gratë e rrëmbyera janë përdhunuar dhe disa kanë mbetur shtatzënë gjatë robërisë së tyre.
Kështu raporton Channel 12, i cili publikon vetëm një pjesë të filmit në të cilin shihej një tunel i errët, dëgjohej klithma e një të porsalinduri, fotoja e një gruaje shtatzënë me mbishkrimin “Kanë kaluar më shumë se 9 muaj”.
Forumi deklaroi: “Të dijë çdo qytetar se nëse rrëmbehet, kryeministri do të bëjë gjithçka për të mbajtur detyrën e tij, edhe nëse kjo do të thotë ta lërë të vdesë në tunelet e Hamasit”.
Trajtimi i grave që mbahen në robërinë e Hamasit ka qenë një shqetësim i rëndësishëm për publikun izraelit, i cili është përqendruar në shumë prej fushatave për të parë veprime ndërkombëtare për lirimin e robërve.



