Në studion e lajmeve, deputeti Fatmir Mediu komentoi situatën e krijuar sot brenda dhe jashtë sallës së Parlamentit. Ai tha se Parlamenti është kthyer në zgjatim të qeverisë.

Ka një zhvillim të qëllimshëm të maxhorancës. Deputetët e kanë vendin në Kuvend. Nuk i pengon të hyjnë në Kuvend as policia, as Garda. Një pjese i shtrohet tapeti i kuq, tjetrës i vendoset gardhi.

Parlamenti është vendi i deputetëve. Ata mund të debatojnë dhe këtu nuk ndërhyn Garda. Nëse salla ka më shumë policë dhe gardistë, ajo nuk është më sallë Kuvendi. Po ju kujtoj që opozita në kohën e vet u ka fryrë bilbilave. Është një situatë e papranueshme sot, sepse Parlamenti po përdoret në mënyrë shumë perfide për t’i bërë njerëzit të besojnë se nuk ka parlamentarizëm më. Parlamenti është jashtë funksionit. Është kthyer në një apendiks të qeverisë. Edhe ajo pjesë e opozitës që do të bëjë një debat më racional, përjashtohet.

Mediu shtoi se keqqeverisja po pengon progresin e vendit drejt BE-së.

Me këtë qeveri çdo gjë ndodh. Nuk është çështja te ligjet e njëanshme. Ne kemi ndryshuar strukturën. Nuk jemi më republikë parlamentare de facto, tani po bëhemi edhe de jure.

Shqipëria mund të ecë drejt BE me dy shpejtësi: shpejtësia e atyre që braktisin vendin dhe ecja e ngadaltë e jona për ta bërë atë pjesë të unionit.