Veting/ KPK shkarkon gjyqtaren e Apelit Shpresa Beçaj

Veting/ KPK shkarkon gjyqtaren e Apelit Shpresa Beçaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar ditën e sotme gjyqtaren e Apelit Shpresa Beçaj, e cila nuk ishte e pranishme në seancë.

Në datën 1 korrik u mbajt seanca dëgjimore, ku KPK deklaroi se Beçaj nuk ka dorëzuar deklaratën e pasurisë pranë ILDKPI-së si dhe as deklaratën e pastërtisë së figurës dhe as të vlerësimit profesional, duke mos përmbushur kështu detyrimin ligjor për të dalë para Vettingut.

Kurse Avokati mbrojtës i Gjyqtares Jualian Mërtiri e ka cilësuar relacionin e KPK jo të saktë, meqë Beçaj nuk ka qenë e detyruar të dorëzojë deklaratat, pasi në kohën që ato duheshin plotësuar, ajo ushtronte profesionin e avokates dhe jo gjyqtares.

Por trupa gjykuese e përbërë nga Suela Zhegu, Roland Ilia dhe Lulzim Hamitaj vendosi ta lërë Beçajn jashtë sistemit të drejtësisë.

Shpresa Beçaj ka përfunduar studimet në drejtësi në vitin 1983 dhe e ka filluar karrierën si gjyqtare nga Gjykata e Gramshit. Ajo u emërua gjyqtare në Tiranë në vitin 1990 ndërsa në vitin 1994 u promovua si gjyqtare e Apelit të Tiranës.

Në vitin 2004, Beçaj u dekretua gjyqtare në Gjykatën e Lartë ndërsa 4 vjet më pas u emërua kryetare e kësaj gjykate. Me përfundimin e mandatit në vitin 2013, Beçaj udhëhoqi një betejë ligjore kundër Këshillit të Lartë të Drejtësi për t’u rikthyer në Gjykatën e Apelit të Tiranës dhe e fitoi atë. Megjithatë, vendimi për emërimin e saj në Gjykatën e Apelit u shty deri në vitin 2018.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy