Indiani humbi jetën në fabrikë/ Arrestohen tre persona, procedohen dy administratorë

Indiani humbi jetën në fabrikë/ Arrestohen tre persona, procedohen dy administratorë

Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, 3 persona me rol drejtues në fabrikën ku humbi jetën një shtetas indian. 

Të arrestuarit janë drejtuesi i mjetit pirun që dëmtoi të ndjerin, inxhinieri përgjegjës dhe përgjegjësi teknik në punë. Ndërkaq, u proceduan në gjendje të lirë dy administratorët e firmës. 

NJOFTIMI 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të veprimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në fabrikën e riciklimit të aluminit, në ish-kombinatin metalurgjik, ku humbi jetën pasi u dëmtua aksidentalisht nga një pajisje pune, shtetasi O. P., 45 vjeç, janë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, 3 punonjës të fabrikës, shtetasit: 
-K. B., 46 vjeç, banues në Elbasan (shtetas indian), drejtuesi i mjetit të punës (pirun) që ka dëmtuar aksidentalisht shtetasin O. P., gjatë procesit të punës; 
-A. R., 29 vjeç, banues në Elbasan (shtetas indian), me detyrë inxhinier përgjegjës;  
A. B., 31 vjeç (shtetas shqiptar), banues në Gramsh, me detyrë drejtues/përgjegjës teknik. 
Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 administratorët e firmës, shtetasit:  
I. L., 52 vjeç, banues në Gramsh dhe A. K., 34 vjeç, banues në Tiranë.  
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit Elbasan, për veprime të mëtejshme.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy