Emërimi i zv.ministres/ Kulla: Akuza në letra për Veliajn, por “de facto” është për Ramën. Rrezikojmë kaosin! 

Emërimi i zv.ministres/ Kulla: Akuza në letra për Veliajn, por “de facto” është për Ramën. Rrezikojmë kaosin! 

Eksperti i sigurisë Ilir Kulla tha në emisionin “Zonë e Lirë” se kryeministri Rama gjendet për herë të parë para një akuze të shkruar nga SPAK-u dhe të miratuar nga gjykata. Bëhet fjalë për emërimin e bashkëshortes së një biznesmeni si zv.ministre, gjatë kohës që Veliaj drejtonte ministrinë e Punës dhe çështjeve Sociale. Sipas Kullës akuza në letra është për Veliajn, por de facto është edhe për Ramën. Sipas ekspertit të sigurisë kjo kalon limitet e normalitetit juridik dhe demokratik.

"Kryeministri gjendet për herë të parë para një akuze të shkruar nga Prokuroria dhe të miratuar nga gjykata. Gjyqtari ka dhënë autorizimin për kryetarin e bashkisë dhe bashkëshorten, që konflikti i interesit është që bashkëshorten e njërit prej biznesmenëve e ka bërë zv.ministre të Punës dhe çështjeve Sociale.

Çështja është që zv.ministret i emëron kryeministri. Një gjykatë në vend i thotë kryetarit të Këshillit të Ministrave që ke bërë një emërim në përplasje me interesa, ndërkohë që kjo është e drejtë ekskluzive kushtetuese e tij. Në këto raste Këshilli i Ministrave duhet të shkojë në Gjykatë Kushtetuese.

Kjo akuzë për korrupsion i bëhet gjithë qeverisë. Kjo kalon limitet e normalitetit juridik dhe demokratik. Kjo akuzë po i bëhet me letra Veliajt, por de facto është për kryetarin e Këshillit të Ministrave. Rama po u flet atyre që flasin anglisht. Në këtë rast kemi të bëjmë me një poshtërim tipik”.
 

Kulla u shpreh që kemi ardhur në pikën ku pushteti politik është në luftë të hapur me pushtetin juridik.

Kulla tha se “jemi në nivelet e absurdit dhe rrezikojmë edhe kaosin politik”. 


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy