"Më ndoqi në banjë dhe më preku...", amerikania rrëfen tmerrin e përjetuar nga shqiptari

"Më ndoqi në banjë dhe më preku...", amerikania rrëfen tmerrin e përjetuar nga shqiptari

Rastet e ngacmimeve seksuale të shqiptarëve vijnë edhe nga shteti fqinj, Italia.

Një 20-vjeçar me origjinë shqiptare është denoncuar për ngacmim seksual, pasi ka sulmuar një turiste amerikane në tualetin e një lokali në Riomaggiore, Itali.

Turistja amerikane ishte në shoqërinë e shoqeve të saj, por në momentin që ajo është ngritur nga tavolina për të shkuar në tualet, 20-vjeçari shqiptar, që punonte si murator, siç duket e ka ndjekur nga pas.

Pasi e mbështeti pas murit, nisi ta prekte në pjesët intime, ka deklaruar policia. Ka qenë pikërisht e reja që ka treguar episodet e tmerrshme. Pasi ishte përballur me skenën e dhunshme të djalit, vajza e kishte shtyrë e më pas kishte bërtitur.

Policia italiane ka deklaruar se menjëherë pas këtij episodi, shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, është ulur sërish në vendin e tij në lokal, duke vijuar sikur asgjë mos të kishte ndodhur.

Kur shoqet kanë marrë vesh ngjarjen e frikshme, i kanë bërë foto agresorit , që më pas t’ia jepnin si provë policisë. Pas denoncimit, policia identifikoi dhe nisi hetimet për shqiptarin, që tashmë akuzohet për “Ngacmim seksual”, raportojnë mediat italiane.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy