Një tjetër zyrtari të lartë në Shkodër shkarkohet, pasi mori pjesë në fushatë. Mësohet se drejtori i ri i ALUIZNI-t ka firmosur udhrin për pezullimin nga detyra të Drejtorit të Drejtorisë së ALUIZNI-t Shkodër, socialistin Tonin Marku.
Ai akuzohet se ka marrë pjesë në fushatën zgjedhore gjatë orarit të punës per kandidatin per deputet, Tom Doshi.
Pezullimi i përkohshëm është firmosur nga drejtori i ri i ALUIZNI-t Ibrahim Morina.
“Zoti Tonin Marku me detyrë drejtor i Drejtorisë së ALUIZNI-t Shkodër, pezullohet pas informacionit të ardhur pranë titullarit të institucionit për pjesëmarrjen në fushatë zgjedhore gjatë orarit zyrtar” thuhet në urdhrin e pezullimit.



