Aktivisti Përparim Gjeka nga diaspora ndan bindjen se dhuna e ushtruar nga policia dhe paketa anti-dhunë e prezantuar nga Kryeministri Edi Rama, ka ndikuar në uljen e numrit të protestuesve.
Në një intervistë për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se Partia Demokratike në thelb nuk e do dhe nuk e mbështet në thelb protestën, pasi ajo e nxori jashtë loje.
Pjesëmarrja dje në protestë ka qenë shumë e mirë pati një rizgjim dhe të frymës, pasi fryma ka qenë aty që nga ditët e para, por pati një shkundje gjatë disa ditëve që pati protestë shpërthyese nga ana e të rinjve. Dje pati një normalitet shumicën e kohës, nuk ka patur shumë përplasje midis protestuesve dhe policisë.
Kurorëzimi me sukses i një lufte të gjatë nga protestuesit serbë gati dy vjeçare dhe një fitore plebishitare, sepse partia e Vuçiç nuk mban shpresë më as për të qenë në qeveri, kjo tregon se nëse forcat protestuese brenda vendit tonë, organizohen shumë mirë, është shumë e mundshme që të imponohen dhe të vijnë në qeveri.
Vlera është që të bashkohen rreth ideve dhe të nxjerrin përfaqësues të rinj që nuk ka qenë pjesë e klasës politike në këto vite, vetëm kjo mund të sjellë fitore. Mendoj se paketa anti-dhunë e Ramës ka ndikuar, se shumë njerëz mund të jenë frikësuar.
Kryeministri me gjithë makinerinë e tij të regjimit, ka kapur prindërit e protestuesve, gjimnazistëve, studentëve, ne dimë që metodat e tij që u përdorën gjatë protestave 135 ditore. Disa nga anëtarët e Partisë Demokratike kanë qenë gjithmonë në shesh.
Mendoj se PD në thelb nuk e do dhe nuk e mbështet në thelb protestën, se ajo e nxori atë jashtë loje. Përfshirë dhe partitë e vogla që janë në parlament, se nëse dikush prej tyre do e kishte përfaqësuar frymën popullore, populli nuk do ishte detyruar të dilte vetë.
Partitë politike këto që janë në opozitë, nuk e kanë prezantuar frymën popullore dhe vijnë apo jo në protestë, nuk kanë asnjë lloj vlere.



