Zeqo: Buxhet i qëndrueshëm për vitin 2025, fokusi në infrastrukturë dhe rritjen e pensioneve (VIDEO)

Zeqo: Buxhet i qëndrueshëm për vitin 2025, fokusi në infrastrukturë dhe rritjen e pensioneve (VIDEO)

Deputeti socialist Baftjar Zeqo, mohon që projektbuxheti i vitit 2025 të jetë për tenderat, siç pretendon opozita.

Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se buxheti i vitit që vjen është shumë i qëndrueshëm dhe se i është shmangur krizave të mëparshme.

Buxheti flet për rritjen e ekonomisë, uljen e borxhit, por mbi të gjitha është një buxhet që peshën kryesore e ka në infrastrukturë, investime dhe sigurime, për pensionistët.

Po ta shohësh buxhetin rreth 200 miliardë janë te dy sektor. Do të shihen të gjitha mundësitë për rritjen e buxhetit të sigurimeve shoqërore, për të rritur më tej pensionet.

Mazhoranca ka marrë riskun e madh duke thënë se ne gjatë gjithë mandateve do të jemi për rritjen e pensioneve.

Ne kemi qenë gjithmonë në fund të rajonit, tashmë thuhet pse nuk jemi në krye.

Sektori më i rëndësishëm për mendimin tim është bujqësia, si pasuria më e madhe që ka Shqipëria, do mbështetet, por kjo nuk do të thotë se nuk është mbështetur.

Do mbështeten 100 ferma organike këtë vit. Kërkon investime të vazhdueshme që bujqësia të kthehet atje ku ka qenë, me institute.

Infrastruktura e arsimit ka qenë shumë mjerane, sot investimet janë rritur.

Nuk fola për pagat, të cilat janë rritur ndjeshëm. Infrastruktura në spitale ka ndryshuar totalisht.

Buxheti i vitit që vjen do iu japë mbështetje të mëtejshme këtyre sektorëve. Gati gjysma e buxhetit të shtetit është përkrahje sociale dhe investime.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy