Komision Hetimor për AKSHI-n, Burimi: Një lojë politike e PD-së, rreziku për Ramën vjen nga SPAK (VIDEO)

Komision Hetimor për AKSHI-n, Burimi: Një lojë politike e PD-së, rreziku për Ramën vjen nga SPAK (VIDEO)

Analisti Genc Burimi, në një lidhje me ‘MCN Live’, komentoi komisionin hetimor për rastin e AKSHI-n, duke theksuar se qëllimi i tij nuk është hetimi vetë, por një sulm politik ndaj qeverisë.

 

Nuk besoj se kjo procedurë ka për qëllim procedurën, kjo PD sulmon pushtetin dhe kërkon ta zëvendësojë me tre rrugë: protestat, rruga përmes çështjeve si ajo e Ballukut, dhe kjo që po ndodh me AKSHI-n.  

 

Me 36 kapituj që Shqipëria negocion, nëse dy çështje që lidhen me shtetin e së drejtës nuk mbyllen, procesi bllokohet për Ballukun dhe duke futur këtë komision hetimor shtohet më shumë bllokimi. Qëllimi është të tregojnë se Shqipëria nuk është demokraci.

 

Analisti shtoi se situata politike e vendit mbetet e tensionuar, por Edi Rama qëndron i qetë dhe po komunikon me Brukselin se gjithçka është nën kontroll. 

 

Sipas Burimit, i vetmi rrezik real për Ramën vjen nga SPAK, ndërsa PD dhe partnerët perëndimorë nuk mund ta sfidojnë drejtpërdrejt.

 

Vetëm SPAK mund t’i japë lojës drejtim; nëse thërret Ramën, atëherë mund të ketë ndryshime. Por nëse Rama nuk preket, ai vazhdon të presë nëntorin dhe ti tregojë Brukselit se po punon.

 

Burimi vuri gjithashtu në dukje se Rama nuk është në fushatë, duke theksuar se veprimet e tij janë të orientuara drejt sigurimit të qëndrueshmërisë politike dhe negociatave me Brukselin.

 

Rama nuk është në fushatë, zgjedhjet janë shumë larg, ai është në kuadër të asaj që ti tregojë Brukselit që unë po punoj. Në Amerikë ende s’ka filluar fushata që është mjaft e rëndësishme që përcaktojnë drejtimin që do marrë Amerika, si mendoni ju se Shqipëria ka hyrë në fushatë, por ai do ti tregojë Brukselit që jo vetëm që s’do të largohem por as nuk do negociojë me ju. Ky është problemi se në Shqipëri është bllokuar rrotacioni, ndërsa sot kjo opozitë është e përçarë dhe kjo i shkakton një kosto të madhe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy