Sekuestrohen 136 monedha ari me vlerë 80 mijë euro, pranga dy shqiptarëve në Itali

Sekuestrohen 136 monedha ari me vlerë 80 mijë euro, pranga dy shqiptarëve në Itali

Një sasi e madhe monedha ari me një vlerë prej së paku 80,000 euro u konfiskuan nga oficerët e policisë kufitare italiane në Ventimiglia gjatë një kontrolli në një autobus. “Ansa” shkruan se autobusi u ndalua pranë autostradës, që ishte nisur nga Barcelona dhe kishte si destinacion në Milanon.

Ndërkohë, në pranga ranë dy shqiptarë të moshave 24 dhe 27 vjeç, të cilët akuzohen për vjedhje. Si fillim ata u pyetën nga policia nëse kishin apo jo bagazhe, ndërsa ata raportuan krejt të kundërtën. Por pas hetimeve të biletave të tyre u vu re se ata kishin një çantë, ku ishin fshehur edhe monedhat të cilat ishin futur në një thes.

Pas këqyrjes së policisë, u zbulua se ishin 136 monedha ari për të cilat asnjeri prej tyre nuk është në gjendje të japë një shpjegim. Të dy shqiptarët janë denoncuar për tentativë vjedhje në policinë e Riminit. Ndërkohë, vijojnë hetimet nga policia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy