
Qeveria shqiptare duket se do të ndryshojë qasje ndaj ndërtimeve në zonat turistike. Kështu është shprehur sot kryeministri Rama në mbledhjen e parë të komisionit europian të organizatës botërore të turizmit ku tha se Shqipëria nuk do të fokusohet te ndërtimet për të përmbushur nevojat e turizmit. Një deklaratë e tillë bie në kundërshtim me politikat e qeverisë në lidhje me ndërtimet strategjike.



