Zepishta: Taksat vendosen vetëm për të mbledhur para dhe jo për t’i kthyer në shërbime

Zepishta: Taksat vendosen vetëm për të mbledhur para dhe jo për t’i kthyer në shërbime

Kontabilisti Igli Zepishta, për amullinë në Bashkinë e Tiranës ku bizneseve u shkojnë njoftime për detyrime të reja, gjoba e bllokime llogarish thotë se është viti i dytë që në Drejtorinë e Taksave të Tiranës krijohen paqartësi dhe pakënaqësi.

Nga studio e “MCN Economy” ai deklaroi se paqartësitë fillojnë duke nisur nga ndryshimi i taksës së pronës në 2023 dhe se e njëjta gjë ndodhi edhe me taksën e infrastrukturës arsimore dhe tarifa e pastrimit, që bazohet nga xhiroja e realizuar nga bizneset.

Zepishta kërkon që Këshilli Bashkiak të ndërhyjë për të fshirë gjobat dhe kamatëvonesat që nuk janë për faj të biznesit, por prej mos kryerjes së detyrës nga Drejtoria e Taksave dhe Tatimeve.

Fibank 

Nga ana tjetër shton se taksat janë vendosur thjesht për të mbledhur para dhe jo për t’i kthyer në shërbime për qytetarët.

Problemi i drejtorisë së Taksave në Bashkinë e Tiranës është se nuk është koordinuar me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. I takon secili tatimpagues dhe biznes të shohë a përputhen taksat e ndryshuara me nivelin e xhiros që kanë krijuar. Është një biznes një vit realizon xhiro 5 milionë lekë, vitin tjetër më pak, nuk reflektohet në ndryshimin e taksave, reflektimi i taksave ndodh vetëm duke u rritur. 

Ligji detyron që Drejtoria e Përgjithshme e Taksave vendore duhet të marrë informacion nga Drejtoria e Tatimeve Tiranë, në bazë të çdo informacioni bëhet përllogaritja, qoftë në rritje dhe qoftë në zbritje për detyrimet, kjo nuk ka ndodhur që biznesi të ketë zbritje në rastet kur i takon. Problemi kryesor është që Këshilli Bashkiak të ndërhyjë për të fshirë gjobat dhe kamatëvonesat që nuk janë për faj të biznesit, por prej mos kryerjes së detyrës nga Drejtoria e Taksave dhe Tatimeve. 

Në fillim të vitit tatimi është vendosur mbi një bazë xhiro ta zëmë deri në 2 milionë lekë, por është parë që xhiroja ka qenë më e madhe dhe është ndërhyrë duke e rishikuar, pa njoftuar. Minimalisht duke qenë se është në zbatim ligji, që tarifat dhe taksat bazohen mbi xhiron vjetore. Por ndërkohë që nuk e ke njoftuar në kohën e duhur, nuk ke pse ta penalizosh. 

Taksat dhe tarifat vendore në bashkinë Tiranë kanë kohë pa u ndryshuar, për të mos thënë që kanë ndryshuar në rritje. Është rritur xhiro, por nuk është rritur fitimi, por pavarësisht kësaj, taksat janë rritur. Taksat fatkeqësisht duhet ta themi janë vendosur thjesht për të mbledhur para dhe jo për t’i kaluar në shërbime për qytetarët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy