Lavrov: Bisedimet e paqes "jo të lehta", por ka shpresa për kompromis. Truss: Jam skeptike

Lavrov: Bisedimet e paqes "jo të lehta", por ka shpresa për kompromis. Truss: Jam skeptike

Bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës nuk janë "të lehta", por ka "shpresë për kompromis", thotë ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov.

“Unë udhëhiqem nga vlerësimet e bëra nga negociatorët tanë. Ata thonë se negociatat nuk janë të lehta për arsye të dukshme. Por megjithatë, ka njëfarë shprese për të arritur një kompromis," citon Reuters të ketë thënë Lavrov gjatë një interviste me gazetën RBC.

Ai thotë se problemet nuk kanë të bëjnë vetëm me neutralitetin dhe çmilitarizimin e Ukrainës, por edhe me sigurinë për njerëzit në Ukrainën lindore, ku janë zonat e Donetsk dhe Luhansk të kontrolluara nga rebelët.

Ndwrsa Sekretarja e Jashtme e Britanisë, Liz Truss tha se është skeptike për bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës.

“Unë jam skeptike në lidhje me bisedimet e paqes, derisa Putin është ende duke bërë luftë në Ukrainë. Ai duhet të zbatojë një armëpushim dhe të tërheqë trupat e tij që ato bisedime të paqes të merren seriozisht.

Ajo tha se Vladimir Putin ka “shkatërruar sigurinë evropiane” dhe ka përdorur “armë të tmerrshme dhe forcë të tmerrshme” në pushtimin e Ukrainës.

“Një nga mënyrat se si Putin financon luftën e tij është përmes të ardhurave nga nafta dhe gazi dhe natyrisht nuk po them se jemi dakord me çdo politikë të Arabisë Saudite ose Emiratet e Bashkuara Arabe, por ato nuk përbëjnë një kërcënim për sigurinë globale në ashtu siç bën Vladimir Putin.

Truss tha se duhet të ndalohet Putini me “çdo kusht” dhe se “ai është kërcënimi i vërtetë me të cilin përballet bota”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy